Spektakël dhe penalitete në Amerikë/ Fitore e dyfishtë e Ferrarit, Vershtapen i treti mes polemikash

Spektakël dhe penalitete në Amerikë/ Fitore e dyfishtë e Ferrarit, Vershtapen i treti mes polemikash

Postuar: Tetor 20, 2024 | 22:52

 Mbrëmje magjike për Ferrarin që falë Çarls Leklerk fitoi sot në mbrëmje garën e Çmimit të Madh të Amerikës në Formula 1, duke korrur suksesin e tretë sezonal.  

Një garë e shkëlqyer e monogaskut, që mori kreun e renditjes që pas kthesës së parë e më pas e ruajti atë deri në fund. 
Në vendin e dytë u klasifikua shoku i tij i skuadrës, spanjolli Karlos Sainz, që konfirmoi paraqitjen e shkëlqyer të “kokëkuqes” në pistën e Austin.  
Falë edhe një strategjie më të mirë, Ferrari arriti një fitore të dyfishtë, në një garë ku ishte e pakapshme. 
Në vendin e tretë u klasifikua piloti holandez i Red Bull, Maks Vershtapen, që u ngjit në podium pas penalitetit që mori britaniku i McLaren, Lando Norris, xhiron e fundit. Ata ishin protagonistë të një dueli të fortë në pistë, me Norris që e parakaloi duke dalë jashtë piste. 

Komisarët vendosën të penalizojnë me 5 sekonda Norris, që humbi podiumin dhe dy pikë të tjera në renditje karshi Vershtapen. Tashmë kampioni i botës ka 57 pikë avantazh në renditje ndaj britanikut, por polemikat kanë për të vijuar edhe pas garës. 
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente