![SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri akuzohet për tre vepra penale](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/spak-shtyn-me-tre-muaj-hetimet-per-arben-ahmetaj-ish-zv-kryeministri-akuzohet-per-tre-vepra-penale_66f1423bc2082.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri akuzohet për tre vepra penale
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.
Afati i fundit i SPAK për të kopsitur dosjen “Ahmetaj” është caktuar në datë 22 dhjetor te këtij viti, ku me pas organi i akuzës pritet të zbresë hetimet në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.
Ndaj ish zëvendëskryeministrit, njëherësh ish ministër i financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.
Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.
Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi