SPAK paralajmëroi akimimin e vendimit të GJKKO ndaj tij, Berisha: Të bëjë ç’të dojë! Nuk më ndal asgjë në botë në këtë betejë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme ka paralajmëruar se sapo të zbardhet vendimi për revokimin e masës ndaj tij të zbardhet.
Berisha tha se SPAK mund të bëjë çfarë të dojë, pasi asgjë nuk e ndal në këtë betejë.
“Të bëjnë ç’të duan. Sali Berisha nuk ka asgjë në botë që e ndalon në këtë betejë”, tha ish-kryeministri.
I pyetur nga gazetarët nëse e ka pritur vendimin, kreu demokrat tha: “Nuk mund të them se e prisja apo jo. Unë e kam thënë dhe e them drejtësia kontrollohet në tërësi nga Edi Rama. Siç e patë nga Gjykata Kushtetuese, vendim më të turpshëm nuk mund të kishe. Ata nuk janë analfabetë. Ata sipas tyre, gjysma qenka në rregull, gjysma jo”.
Ndër të tjera ai tha se “PD ka ndezur motorët e mosbindjes civile dhe motorët e fushatës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne jemi për mosbindje civile gjersa të bëjmë zgjedhje të lira. Rama duhet të pranojë qeveri teknike”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi