SPAK nisi hetimet për 21 Janarin, reagon Lulzim Basha: Mbetem në dispozicion të drejtësisë! Ja si përgjigjet për rolin e ish-kryeministrit Berisha

SPAK nisi hetimet për 21 Janarin, reagon Lulzim Basha: Mbetem në dispozicion të drejtësisë! Ja si përgjigjet për rolin e ish-kryeministrit Berisha

Ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për 21 Janarin.

Basha u shpreh se SPAK duhet të hetojë gjithçka dhe në mënyrë të paanshme, duke theksuar se mbetet në dispozicion të drejtësisë.
I pyetur gjatë konferencës për mediat, lidhur me rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Basha u përgjigj se “Lëreni SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet”.
Ndërsa pyetjes nëse i dha urdhër gardës të hapë zjarr ndaj protestuesve, ai u përgjigj shkurtimisht “Jo”.
Pjesë nga deklarata:
Basha: Të hetojë gjithçka, plotësisht në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Ky ka qenë mesazhi im në 13 vite dhe ky është mesazhi im, mbetet në dispozicion në çdo akti të drejtësisë për të bërë zbardhjen e plotë për 21 Janarin.
A ka urdhër ministri i brendshëm gardën që të qëllojë mbi protestuesit dhe a keni lidhje me fshehjen e serverëve
Basha: Jo dhe jo
Cili është roli i ish-kryeministrit?
Basha: Lëreni SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi