SPAK nisi hetimet për “21 Janarin”, reagojnë familjarët e Aleks Nikës: Kemi paditur Berishën dhe Bashën! Provat janë aty, të veprohet pa ndikim nga politika
Familjarët e Aleks Nikës kanë reaguar pas vendimit të SPAK për të regjistruan procedim për ngjarjen e 21 janarit dhe për të nisur hetimet për tre vepra penale.
Xhaxhai i të ndjerit, Mark Nika shpreson tek drejtësia, duke kërkuar një hetim të të gjithë kupolës së shtetit.
AI tha se kanë paditur Berishën, Bashën dhe ish kreun e Gradës Ndrea Prendin, ndërsa i bëri thirrje politikës që të mos të ndikojë në dhënien e drejtësisë.
“Besojmë se tashmë SPAK duhet të bëjë drejtësi për 21 Janarin. SPAK duhet të hetojë nga fillimi deri në fund 21 Janarin me objektivitet dhe i pandikuar nga politika. SPAK nisi hetimin pas urdhrit nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Evropiane. Kërkojmë drejtësi dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund. SPAK duhet ta hetojë sa më shpejt 21 Janarin, provat janë aty.
Duam drejtësi, të hetohet e gjithë kupola e shtetit, 21 janarin është krim shtetëror. Kemi paditur ish-kryeministrin Berisha në atë kohë, ish ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe ish kreun e Gradës Ndrea Prendin. Nëse nuk bëhet drejtësi për 21 janarin, sistemi i drejtësisë është i rënë. Thirrje politikës mos të ndikojë te drejtësia. Kemi besim te SPAK”, tha Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika për News24.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi