SPAK mbylli hetimet për dosjen “Partizani”, reagon Sali Berisha: Akt i paprecedentë, i bazuar në një piramidë falsifikimi
SPAK mbylli hetimet për dosjen Partizani, ndërsa sot avokatët e Sali Berishës dhe të pandehurve të tjerë u paraqitën për të firmosur dhe për të tërhequr aktet e hetimit.
Në një konferencë për gazetarët, Sali Berisha tha se ky është një akt i paprecedentë dhe që është bazuar në një piramidë falsifikimi.
Sali Berisha: Edi Rama kreu i narkoshtetit shqiptar, Altini i pyetjes 1 milionë euro dhe tre apartamenteve, ish xhelati Kraja, ndrikulla Millonai dorëzuan avokatëve të mi në mënyrë përfundimtare dosjen për klubin Partizani me akuzën për korrupsion pasiv për Sali Berishën dhe të njëjtën akuze, por shtuar edhe për pastrim parash për Jamarbër Malltezin.
Ky akt i paparecedentë, i bazuar në një piramidë falsifikimi dhe fshehje të dokumenteve zyrare do të gdhendet në memorien e kohës si një nga veprat më të shëmtuara të narkoshtetit në Shqipëri.
Në këtë piramidë, prokurorët politikë të prokurorisë private të Ramës kanë rrjeshtuar duke i shumëzuar për dy të gjitha mashtrimet e renditura në dokumentin me të cilin ata shpallën në hetim Berishën dhe Malltezin dhe vendosën në kundërshtim me kushtetutën dhe konventës evropiane, arrestin në shtëpi dhe komunikimin me cdo person tjetër përveç familjarëve dhe ndalimin e ndjekjes së kuvendit, ndonëse pa asnjë masë dënimi sic kërkojnë ligjet.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi