“Sot jam i pandehur”- Berishës i komunikohet akuza ‘korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim’: Në SPAK gjeta dosjet e ‘Lubi Ballukut’, ishin palë-palë! Vodhi 90% të rrugëve

“Sot jam i pandehur”- Berishës i komunikohet akuza ‘korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim’: Në SPAK gjeta dosjet e ‘Lubi Ballukut’, ishin palë-palë! Vodhi 90% të rrugëve

UPDATE- Ish-kryeministrit Sali Berisha i është komunikuar zyrtartisht akuza e korrupsionit pasiv e kryer në bashkëpunim.

Mësohet se nga sot Sali Berisha zyrtarisht quhet i pandehur për çështjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Këtë e pranoi vetë ish-kryeministri, i cili tha se “sot quhet i pandehur”: “Për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime.
Asgjë nuk ndryshon. Është vazhdimi i një hakmarrje politike, zbatimi i një urdhri mafioz politik. Për mua, kjo nuk ndryshon asgjë. Ajo që është themelore, që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë që në të gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël”.
Berisha sapo doli nga SPAK foli për gazetarët, duke treguar me detaje sipas tij se çfarë gjeti tij. Ai tha se aty ishin dosjet palë-palë të Belinda Ballukut.
“Gjeta Lubi Ballukun, e cila i kishte dosjet palë-palë të ndyra, që u vjedh shqiptarëve 90 përqind të fondeve të rrugëve. Gjeta të shpërfytyruarin Erion Veliaj, i cili si mi kujdesej se mos i hapeshin dosjet. Po Gonxhja? Po nuk ka hajdut për të shpërfytyruar se Gonxhja. Gjeta Elizën e Skënderbuçit me 5 milionë euro. Kush nuk ishte aty, ishte një muze kriminelësh, vrasësish, qeveritarësh peng, gjykatësish, prokurorësh. Ja pra, të gjitha këto janë një motiv i yni për të shumëfishuar forcën me epërsinë tonë morale për t’i dhënë Edi Ramës atë që meriton”, tha Sali Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi