
Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit! 138 vite më parë u çel “Mësonjtorja Shqipe” në Korçë
👁1464
Sot në mbarë vendin shënohet “7 Marsi” e njohur si Dita e Mësuesit.
Në gjithë vendin pritet që të mbahen aktivitete të ndryshme për të nderuar mësuesit për kontributin që kanë dhënë në edukimin e brezave.
Më 7 mars 1887 u çel “Mësonjtorja Shqipe” në Korçë, për të vazhduar më pas me hapjen e disa shkollave shqipe në disa qytete të tjera të vendit, përshirë Pogradecin, Ohrin dhe qytete të tjera.
Që nga kjo ditë “Mësonjtorja e parë” hyri në histori si pionierja e arsimit kombëtar dhe dita e çeljes së shkollë si festë, duke bërë kështu që çdo 7 mars të nderohen kontribuuesit më të mëdhenj në edukimin e brezave.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi