“S’nxjerrim dot as shpenzimet me çmimin që e japim”- Fermerët nuk gjejnë treg për shitjen e shalqirit: Ato që peshojnë mbi 10 kg nuk na i marrin

“S’nxjerrim dot as shpenzimet me çmimin që e japim”- Fermerët nuk gjejnë treg për shitjen e shalqirit: Ato që peshojnë mbi 10 kg nuk na i marrin

Fermerët e prodhimit të shalqirit në Bishan të Levanit dhe në Kallëm të Mbrostarit në Fier kanë probleme me gjetjen e tregjeve dhe çmimin e shitjes në treg.  Për këtë vit ata ende përballen me sfida të mëdha për sa i përket tregut dhe çmimeve të sigurta.

Ata  pohojnë se kane probleme me gjetjen e tregjeve ndërkohë që sot shalqiri me shumicë po shitet me 150 lekë kilogrami ndërkohë që vjet në këtë periudhë është shitur me 350 lekë kilogrami.
“Nuk ka çmim, nuk nxjerr as shpenzimet që e ke prodhuar. Me 140 lekë kg sot, është gjynah. Vjet ka qenë mirë, kemi shitur dhe me 350 në këtë periudhë, si në treg të brendshëm dhe në atë të jashtëm”, tha një fermer.

Fermerët thonë se subvencione nuk marrin nga shteti, ndërkohë që pohojnë se tregtarët u kanë nxjerr probleme duke u thënë se shalqiri që peshon mbi 10 kilogram një kokërr nuk ua marrin.
Edhe pse nuk kanë përfituar nga skemat ndihmëse të qeverisë ata kanë arritur të prodhojë një sasi të konsiderueshme të bostanit me vlera ushqyese dhe kualitet të lartë, të kultivuar në mënyrë bio me elemente organike.

Fruti i këtij lloji ka një peshë mesatare prej 10 kilogramë për kokërr, që është e pëlqyer si për tregun e brendshëm, ashtu edhe për eksport, duke ofruar një kualitet me vlera të lartë ushqyese

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi