Skenari i opozitës që protesta të shtrihet në rrugët e Tiranës, policia masa shtesë! Ja institucionet e tjera që do të ruhen me efektivë

Skenari i opozitës që protesta të shtrihet në rrugët e Tiranës, policia masa shtesë! Ja institucionet e tjera që do të ruhen me efektivë

Skenari i opozitës është që protesta e sotme që do të nisë para kryeministrisë të shtrihet edhe në rrugë të ndryshme të Tiranës.

Për këta policia ka marrë masa shtesë dhe sipas gazetarit Igli Çelmeta uniformat blu do të dislokohen edhe në institucione të tjera shtetërore, si Kuvendi i Shqipërisë, bashkia e Tiranës, por edhe institucione të tjera.
Kujtojmë që Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mësohet se u ka kërkuar shefave të komisariateve që të mos provokohen nga protestuesit, ndërsa ndërhyrjet duhet të jenë vetëm në rast nevojë.
Gjithashtu u ka bërë thirrje që të ruajnë qetësinë dhe godinat e institucioneve, si edhe të kenë kujdes me personat që kanë precedentë penale, të cilët duhet të mbahen në vëzhgim.
“Kujdes mos u provokoni nga protestuesit. Ndërhyrjet te jene te minimizuara vetëm ne raste nevoje, mos të krijohen përplasje te provokuara. Ruani qetësinë dhe godinat e institucioneve. Kujdes listat me emrat e personave qe kane precedentë te mbahen nen vëzhgim. Te filmohen dhe dokumentohen te gjitha veprimet e dhunshme dhe te jashtëligjshme”, ka qenë porosia e drejtorit të Policisë, Ilir Proda.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi