Skandali te Onkologjiku, Bardhi pas kërkesës për interpelancë me Koçiun: Problematikë e shtrirë në kohë, por zero reagime nga Ministria e Shëndetësisë!

Skandali te Onkologjiku, Bardhi pas kërkesës për interpelancë me Koçiun: Problematikë e shtrirë në kohë, por zero reagime nga Ministria e Shëndetësisë!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit është shprehur se çështja kryesore që kanë diskutuar ka qenë ajo e skandalit në Spitalin Onkologjik, në QSUT.

Bardhi tha se i kanë dorëzuar një shkresë kryetares së Parlamentit Lindita Nikolla, që në seancën e ardhshme të zhvillohet një interpelancë me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu.
Ndër të tjera ai tha se opozita dhe gazetarët e kanë denoncuar prej kohësh problematikën në këtë spital, por nuk ka patur asnjë reagim nga ministria e shëndetësisë, ndërsa shtoi se ministrja Koçiu në interpelancë duhet t’i ‘përgjigjet papërgjegjshmërisë’.
“Në qendër të diskutimeve ishte skandali në spitalin onkologjik. Grupi ka miratuar kërkesën e anëtarëve tanë për të patur një interpelancë urgjente me ministren Koçiu, në seancën e ardhshme penale, për t’i u përgjigjur papërgjegjshmërisë që ka udhëhequr ministria e shëndetësisë në trajtimin e këtej problemi.
Ndoqëm qëndrimin e ministrisë së Shëndetësisë, u  distancua nga akti dhe shprehu neveri, por fakti është se qoftë ministria e Shëndetësisë qoftë institucionet përgjegjëse kanë qenë të infirmuar në kohë për atë që po ndodhte në spitalin Onkologjik.
Rasti i Prokurorisë nuk është i veçuar, por një skemë e plotë e frymëzuar nga drejtuesit politike të shëndetësisë. Ka patur raporte të KLSH-së dhe mbi ato raporte, ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë masë.
Ka patur denoncime nga deputetë e opozitës dhe nga gazetarët që ajo problematikë është e shtrirë në kohë dhe ka patur zero veprime nga ministria e Shëndetësisë.
Qytetarët atje dhe për shkak të nevojës, kanë ulëritur më fortë se kushdo tjetër për korrupsionin, por ka rënë në vesh të shurdhër pasi korrupsioni buron nga koka”, tha Bardhi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/skandali-te-onkologjiku-bardhi-pas-kerkeses-per-interpelance-me-kociun-problematike-e-shtrire-ne-kohe-por-zero-reagime-nga-ministria-e-shendetesise/”>Burimi</a>