“S’ishte vendim grupi! Kishte paqartësi”- Maxhoranca rrëzoi për herë të dytë Kushtetuesen për mandatin e Xhaçkës, kreu i Grupit të PS: S’lidhet me emrin e një deputeteje, por…

“S’ishte vendim grupi! Kishte paqartësi”- Maxhoranca rrëzoi për herë të dytë Kushtetuesen për mandatin e Xhaçkës, kreu i Grupit të PS: S’lidhet me emrin e një deputeteje, por…

Kreu i Grupit të PS, Niko Peleshi ka komentuar vendimin e deputetëve socialistë për të rrëzuar për herë të dytë Kushtetuesen për mandatin e ish-ministres, Olta Xhaçka.

Ai u shpreh se nuk kishte një vendim grupi, por theksoi se votimi në Kuvend ishte vullnet i secilit deputet të PS-së.
“Ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit përgjithësisht abstenim por dhe kundër, që është shprehje e paqartësisë”, tha Peleshi duke shtuar se vendimi nuk kishte për synim kundërshtimin e Kushtetueses.
Niko Peleshi: “Ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit përgjithësisht abstenim por dhe kundër, që është shprehje e paqartësisë. Nëse do të më pyesni cila është fjala kyçe që tregon situatën e krijuar është paqartësia. Ka një paqartësi të gjitha palët janë në të drejtën e tyre. Por cila prevalon, është e paqartë. E drejta e deputetit për të vendosur vetë, e drejta e detyrimeve për të zbatuar një vendim gjykate Kushtetuese nga ana tjetër, prevalon se cila është e para. Për këtë gjë e vlerësoj si vendimin e duhur dhe më të mençur të mundshëm vendimin e kryetares së Kuvendit për ta çuar në Komisionin e Venecias. Nuk lidhet me emrin e një deputeteje, por do të na vlejë në parim për vendimin e Kushtetues që kalojnë për votimin në seancë.
Vazhdoj të mos pranoj termin kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e trajtuam me seriozitet. Kuvendi është bashkësi deputetësh, votimi në seancë është vullnet i deputetit.
Në këtë rast nuk kishte vendim politik, vendim grupi, nuk ishte rasti. Ndaj bëjmë mbledhje grupi parlamentar për të mbajtur qëndrim grupi. Ka votim grupi, dikush mund të jetë kundër, por voton ashtu siç ka rënë dakord grupi.
Nuk kemi pasur një qartësi dhe s’duam që tia lejojmë vetes që të ketë një vendim të GJKK që është bllokues apo të përceptohet si kundërshtues.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi