“S’i kërkohet llogari një partie pse del një derr nga ai pyll”- Kryeministri Rama: Nuk mund të mbajë përgjegjësi familja që një anëtar i saj është kriminel dhe palaço
Kreu i qeverisë, Edi Rama, teksa diskutonte në podkastin e tij “Flasim” për skandalin tek Onkologjiku, u shpreh se “nuk i kërkohet llogari një familje apo partie pse del një derr nga ai pyll”.
“S’mund të mbajë përgjegjësi familja që një anëtar i saj i rritur dhe edukuar, del një kriminel e palaço”, u shpreh Kryeministri.
Rama theksoi se dallimi bëhet tek mënyra se si reagon ndaj situatës, nëse e justifikon apo kërkon ndjesë.
“Nuk i kërkohet llogari një familje, një organizate, një ndërmarrje, një partie, një shoqate, një vendi pse del një derr nga ai pyll dhe pse ndodh një gjë që nuk duhet të kishte ndodhur, por ama llogaria bazohet tek si reagon ndaj saj.
Se ti nuk mund të mbash përgjegjësi, një parti, një familje, s’mund të mbajë përgjegjësi familja që një anëtar i saj i rritur dhe edukuar, del një kriminel e palaço, por si reagon ndaj kësaj aty bëhet dallimi, a justifikon apo e sheh në sy dhe thua ndjesë ky ishte moment i keq dhe si mund ta rregullojmë duke ndërhyrë në sistem”, tha kreu i qeverisë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi