Si do ta drejtojë nga burgu qarkun e Elbasanit? Përgjigjet Ervin Salianji: Ja format e komunikimit që do përdor gjatë fushatës

Si do ta drejtojë nga burgu qarkun e Elbasanit? Përgjigjet Ervin Salianji: Ja format e komunikimit që do përdor gjatë fushatës

Ervin Salianji deklaroi një ditë më parë se do bëjë fushatë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut. Këtë fakt e konfirmoi edhe në konferencë me gazetarët, duke theksuar se do të gjejë të gjitha format e komunikimit për të kontaktuar gjatë fushatës.

Salianji u shpreh se nuk preferon që me elektoratin të kontaktojë me letra apo rrjetet sociale, por këto forma dhe të tjera ai do ti përdore gjatë qëndrimit në qeli.
Ky dënim politik- tha ai- ka motivuar shumë qytetarët, për të cilët shprehur një falënderim.
“Do ju thërras ju, do ju flas nga dritarja. Përtej shakasë ka mjete komunikimi, lejohen letrat nga burgu. Do gjej forma komunikimi. Izolimin tim e kanë bërë edhe për një arsye tjetër. Nuk është kjo forma ime e parapëlqyer e komunikimit përmes rrjeteve, letrave apo tv. Në fushata unë takoj qytetarët, të jemi kudo me orë të gjata. Por besoj që ky dënim politik ka motivuar shumë shumë njerëz. E shoh edhe nga reagimet e qytetarëve. Ata do të motivohen dhe do të jenë një formë tjetër reagimi. Ju e dini që regjimet kur janë në kalbje bëjnë reagime të paimagjinueshme”, tha deputeti i PD.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi