“Shumë pikëpyetje për shtetin e së drejtës”- Ministria e Jashtme greke reagon pasi KQZ i hoqi mandatin Belerit mandatin e, thirrje autoriteteve shqiptare: Merrni masat që eurodeputeti të…

“Shumë pikëpyetje për shtetin e së drejtës”- Ministria e Jashtme greke reagon pasi KQZ i hoqi mandatin Belerit mandatin e, thirrje autoriteteve shqiptare: Merrni masat që eurodeputeti të…

Me tone të ashpra, Ministria e Punëve të Jashtme greke ka komentuar lajmin për shkarkimin e Fredi Belerit nga posti i kryetarit të Bashkisë së Himarës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri.

“Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për të skualifikuar Fredi Belerisin pa u bërë as edhe betimi i kryetarit të Bashkisë Himarë përbën një praktikë të re dhe përfundimin e parashikuar të një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit të së drejtës”.  thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke.
Gjithashtu, ministria kërkon nga autoritetet shqiptare të marrin “të gjitha masat e nevojshme për të lejuar menjëherë Belerin, tashmë anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian, të marrë pjesë në punën e tij, duke filluar nga Plenari i tij më 16 korrik në Strasburg”.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur sot (5 korrik) të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, argumentoi se nuk do të kishte kuptim ligji i dekriminalizmit nëse nuk i hiqej mandati vetëm sepse ai ishte dënuar pasi ishte shpallur fitues i garës për bashkinë.
“Kemi një kryetar të zgjedhur që nuk është në detyrë për ato arsye që janë bërë publike dhe pse me KQZ është shpallur fitues. Nëse ndalojmë dikë të kandidojë dhe i themi vazhdo qëndro në detyrë edhe pse ke kryer një nga ato vepra për të cilat ligji të ndalon të kanidosh, nuk ka kuptim ligji i dekriminalizimit. Duhet ta pranoj se kaq qartë dhe literale në ligj nuk është e shkruar, por në kuptim dhe interpretimit të qëllimit të atij ligji mendoj se kjo është shumë e qartë.
Nuk jam në pozitën për të komentuar sesi kemi ardhur në këtë situatë, por kjo është situata, që ai ka një vendim të formës së prerë. Mendoj se jemi ne kushtet e humbjes se mandate të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, u shpreh Celibashi.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi