Shtyhet sërish seanca në Apel për Ervin Salianjin, deputeti i PD-së ndërron avokatët

Shtyhet sërish seanca në Apel për Ervin Salianjin, deputeti i PD-së ndërron avokatët

Është shtyrë seanca ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji në Gjykatën e Apelit.

Sipas gazetares Klodiana Lala, deputeti Salianji ka zgjedhur dy avokatë të tjerë, Redi Ramaj dhe Marash Logu.
Seanca e radhës është caktuar më 25 korrik në orën 10:00.
 
Ervin Salianji është dënuar në gjykatën e Tiranës me 1 vit burgim për kallëzim të rremë.
Salianji akuzohet për denoncimin publik për lidhjet e qeverisë me trafikante dhe për favorizimin që qeveria ju bënte trafikantëve duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme!
Salianji bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish-ministrit Tahiri me kanabizimin. Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish ministrit pasardhës Fatmir Xhafaj. Opozita akuzoi fort se si një i dënuar me 7 vjet heqje lirie në Itali jetonte i lirë në Shqipëri prej me shumë se 8 vitesh nga dhënia e dënimit në Itali.
Në atë periudhë gazetari investigativ Jetmir Olldashi publikoi një tjetër video ku i ashtu quajturi “Babale” u paraqit si drejtues i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.
Pas denoncimit të tij opozita dhe Salianji publikuan rastin, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.
Vlen të theksohet se gjithë prokuroret dhe gjyqtaret që kanë pasur çështjen dhe kane dhënë vendimin me 1 vit burg në shkallë të parë janë shkarkuar nga organet e Vetingut.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi