“Shtatë pyetje për SPAK”/ Këlliçi: I’u drejtova zyrtarisht Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme me kërkesë për informacion! A është identifikuar ‘Titullari i Autoritetit Kontraktor’?

“Shtatë pyetje për SPAK”/ Këlliçi: I’u drejtova zyrtarisht Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme me kërkesë për informacion! A është identifikuar ‘Titullari i Autoritetit Kontraktor’?

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, iu është drejtuar me shtatë pyetje Prokurorisë së Posaçme.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi u shpreh se iu është drejtuar zyrtarisht Drejtuesit të SPAK me kërkesë për informacion nëse është identifikuar ‘Titullari i Autoritetit Kontraktor’.
Deklarata e plotë: 
Ditën e djeshme, në një seancë maratonë, deputetët e Partisë Demokratike, përreth 4 orë, kanë pyetur Drejtuesin e SPAK Altin Dumanin, në lidhje me hetimet e aferave më të mëdha korruptive në vend.
Z, Dumani u pyet disa herë në lidhje me veprimet procedurale hetimore që po ndiqen për mega aferën e inceneratorit Tiranë. Z. Dumani i’u kërkua të sqaronte qytetarët shqiptarë a ka patur apo jo masa të reja shtrënguese për këtë mega aferë.
Drejtuesi i SPAK vendosi të mos përgjigjej, por mbi të gjitha ironizoi Deputetët duke u thënë se ju jeni kallëzuesit dhe mjafton të dërgoni një kërkesë për informacion dhe do i’u vihet në dispozicion.
I pyetur nga Deputetja Elda Hoti, jo për opinionet e saja, por për të gjitha konstatimet e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për mos hetimin e aferës tjetër korruptive të Grupit të Strukturuar Kriminal të drejtuar nga Erion Veliaj 5D Konstruksion, Altin Dumani me mbështetjen e veçantë të Ermonela Felajt, tentoi të bllokonte pyetjet dhe në fund vendosi të mos përgjigjej.
Konstatimet e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, Altin Dumani i cilësoi fyerje ndaj punës së tij dhe në këtë rast sërish z. Dumani kërkoi shkresë zyrtarë nga kallëzuesi.
Në cilësinë e kallëzuesit të kësaj vjedhje të pashembullt në Bashkinë Tiranë, i’u drejtova sot zyrtarisht Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, ku i kam kërkuar të dhënat si më poshtë:
1- A janë vlerësuar nga ju konstatimet dhe vlerësimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit? (vlerësime të cilat ditët në vijim do ti bëjmë publike për të gjithë qytetarët)
2- A është identifikuar Titullari i Autoritetit Kontraktor?
3- Sa procedura tenderuese të përfituara nga subjekti 5D Konstruksion janë vlerësuar në shkelje të ligjit?
4- A janë pjesë e hetimit lejet e ndërtimit të përfituara nga ky subjekt me firmën e Kryebashkiakut Erion Veliaj?
5- A është regjistruar nga ju Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?
6- A janë evidentuar nga ju cilat janë 4 kompanitë e ndërtimit në pronësi të këtyre shtetasve (e dhënë e dalë nga akt-ekspertimi i telefonit të punonjëses Jona Bejko)?
7- A janë kryer veprimet hetimore të kërkuara në kallëzim për dokumentacionin pronësor të tokave mbi të cilat janë miratuar lejet e ndërtimit për subjektin 5D Konstruksion?
Ne sot kryem detyrën tonë, sipas kërkesës të vetë Drejtuesit të SPAK Altin Dumani. Në të njëjtën mënyrë, presim nga z. Dumani që edhe ai të zbatojë ligjin dhe vendimet e gjykatave.
Ndërkohë, garantojmë qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë se Partia Demokratike nuk do ndalë protestat dhe faktimin e vjedhjeve që po kryhen nga Grupi i Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë, nën drejtimin e kreut të këtij grupi Erion Veliaj.
Pasnesër, ditën e enjte, datë 18 korrik, ora 11:00, protestojmë sërish kundër vjedhjeve në Bashkinë Tiranë dhe amnistisë që po i bëhet kryehajdutit të Tiranës Erion Veliaj.
O sot, o kurrë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi