Shpërthimi në veri të Kosovës, Mediu: Akt terroriste! Shqipëria ka përgjegjësinë për të diskutuar në NATO për sigurinë e rajonit dhe Kosovës

Shpërthimi në veri të Kosovës, Mediu: Akt terroriste! Shqipëria ka përgjegjësinë për të diskutuar në NATO për sigurinë e rajonit dhe Kosovës

Fatmir Mediu e ka cilësuar akt terrorist sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit të premten në veri të Kosovës, i cili rrezikoi furnizimin me ujë dhe energji elektrike për qindra mijëra qytetarë të Kosovës.

Ai shprehet se qeveria shqiptare në bashkëpunim me vendet e NATOs në Ballkan duhet të kërkoj në takimin e Këshillit të Ambasadorëve vlerësimin e kësaj ngjarje.
Gjithashtu thotë se Shqipëria ka përgjegjësinë për të diskutuar në NATO për sigurinë e rajonit dhe Kosovës në veçanti
Reagimi i Mediut:
Qeveria shqiptare në bashkëpunim me vendet e NATOs në Ballkan duhet të kërkoj në takimin e Këshillit të Ambasadorëve vlerësimin e kësaj ngjarje dhe prezantoj kërcënimet në Ballkan që vijnë nga aleanca-Serbi-Rusi dhe Kinë.
Shqipëria është vend anëtar i NATOS dhe si e tillë ka përgjegjësinë për të diskutuar në NATO për sigurinë e rajonit dhe Kosovës në veçanti
Akti terrorist në Zubin-Potok, Zvecan kundër infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë të Kosovës, tregon qartë se Serbia dhe aleatët e saj nuk do rreshtin për të sponsorizuar dhe krijuar destabilitet në Kosovë dhe Ballkan.
Këto akte vijnë mbas një interviste para disa ditësh të Presidentit Serb Vucic i cili jo vetëm mohoj genocidin Serb në Kosovë dhe Bosnjë, por dhe këmbënguli se Kosova është pjesë e Serbisë dhe ishte aneksuar me ndërhyrjen e paligjëshme ushtarake të NATOs.
Po ashtu ai theksoj se partnerët e tij strategjik janë Rusia dhe Kina.
Të dënosh një akt të tillë është vetëm minimumi i një qëndrimi politik dhe institucional, por të zbulosh dhe parandaloah akte të tilla është detyrim për sigurinë e Kosovës dhe rajonit.
Shqipëria dhe Rama nuk mund të japin thjeshtë këshilla për një format tjetër dialogu sikur jeton në një planet tjetër, cfarë ndodh me sigurinë e Kosovës ka lidhje drejtplrdrejt me Shqipërinë, por dhe vendet e NATOs në Ballkan dhe interesat e Amerikës dhe BE në ballkan.
Ky akt terrorist nuk mund të trajtohet si një moment i shkëputur por si pjesë e një politike të organizuar të Serbisë për qëllimet e saj destabilizuese në Ballkan.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente