![Shpërthim me eksploziv në një agjenci funerale, ja dyshimet e policisë për ngjarjen](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/shperthim-me-eksploziv-ne-nje-agjenci-funerale-ja-dyshimet-e-policise-per-ngjarjen_66d009ac89b2b.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Shpërthim me eksploziv në një agjenci funerale, ja dyshimet e policisë për ngjarjen
Një sasi lëndë eksplozive e dyshuar si tritol ka shpërthyer në afërsi të urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës. Dyshohet se tritoli është vendosur në derën e një agjencie funerale që ndodhet aty afër.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga ky shpërthim mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shpërthimit me lëndë eksplozive. Nga dyshimet e para policia mendon se kjo ngjarje mund të lidhet me konkurrencën mes agjencive funerale në Shkodër por nga ana tjetër po hetohen edhe pista të tjera të mundshme.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg”, në derë e një agjensie funerale në pronësi të shtetases F. F., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi