SHKRESA/ U kërkua nga Grupi i PD, Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj
Prokuroria e Përgjithshme ka pranur kërkesën e grupit Parlamentar të PD-së të cilët kanë kërkuar me anë të një shkrese zyrtare të nisë verifikimin e figurës së kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
Burime pranë Kuvendit kanë siguruar shkresën që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar KQZ-së, dhe për dijeni Kuvendit të Shqipërisë, të iniciuar nga kërkesa e 15 deputetëve demokratë.
Sipas demokratëve, Tonin Marinaj, “akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës”.
LEXONI EDHE: Grupi i PD kërkesë zyrtare Prokurorisë: Të verifikohet kryebashkiaku i PS, Tonin Marinaj! Akuzohet nga anti-mafia italiane si drejtues i një organizate kriminale
Shkresa drejtuar KQZ-së:
Pesëmbëdhjetë (15) deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në zbatim të nenit 7, pika 1 shkronja “a” të ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, me kërkesën e datës 28.06.2024, të përcjellë, nga Shërbimi Administrativ i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bashkëlidhur me shkresën nr.2547 prot., datë 28.06.2024, ka kërkuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme kryerjen e verifikimit të të dhënave të plotësuara, në Formularin e Vetëdeklarimit. nga subjekti Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë së Malësisë së Madhe.
Në këtë kërkesë të regjistruar, në Prokurorinë e Përgjithshme, me nr. 860 prot, më datë 28.06.2024, pretendohet se subjekti Tonin Marinaj si kandidat për kryetar në Bashkinë e1. Verifikimi i të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të parashikuar në nenin 5, të këtij ligji, kryhet sa herë kjo kërkohet nga
a) 1/10 e deputetëve,….për një të zgjedhur në organet e bashkisë Malësisë së Madhe, për zgjedhjet vendore 14 Maj 2023, në kundërshtim me ligjin, në formularin e vetëdeklarimit nuk ka deklaruar të dhënat që lidhen me:
Hetimin në kuadër të procedimeve penale nr. 1615/2010, nr. 14109/2010 dhe nr. 15892/2011.10RGNR mod. 21, si dhe gjykimin e tij me kërkesën datë 29 mars 2016, nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Firence të Italisë, për kryerjen nga data 23.5.2010 23.7.2010 të trafikim të lëndës narkotike të llojit mariuanë.
Në referencë të nenit 5, pika 4, gërma “a” e ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, formulari i vetëdeklarimit, për të zgjedhurit dhe kandidatët e organeve të qeverisjes vendore, dorëzohet dhe administrohet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Në referencë të nenit 7, pika 1, gërma “a” e ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, verifikimi i të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit, të parashikuar në nenin 5 të këtij ligji, kryhet sa herë që kërkohet nga 1/10 e deputetëve, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Prokurori i Përgjithshëm, për një të zgjedhur në organet e bashkisë apo të qarkut.
Në referencë të nenin 8, pikat 1 e 4, të ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, si dhe Kreun III, pika 3 shkronja “c”, dhe Kreut V. pika 4, të Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, kryerja e verifikimit të të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme kërkohet nga organi përgjegjës për administrimin e formularit të vetëdeklarimit që është i ngarkuar për marrjen e kërkesës për verifikim, sipas këtij ligji, në çdo rast nëse kërkohet nga një prej subjekteve që gëzojnë të drejtën e nismës për verifikimin e të dhënave, sipas nenit 7, të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Për më sipër, bashkëlidhur ju dërgojmë për kompetencë kërkesën datë 28.06.2024, të pesëmbëdhjetë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, për verifikimin e të dhënave të vetëdeklaruara, në formularin e vetëdeklarimit, nga subjekti vetëdeklarues Tonin Marinaj, aktualisht me funksionin kryetar i Bashkisë së Malësisë së Madhe.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi