Shifrat/ Prokurori i Përgjithshëm tregon se milionë euro janë sekuestruar: Janë trajtuar 280 urdhër arreste ndërkombëtare! Ja qarku me nivelin më të lartë të krimit

Shifrat/ Prokurori i Përgjithshëm tregon se milionë euro janë sekuestruar: Janë trajtuar 280 urdhër arreste ndërkombëtare! Ja qarku me nivelin më të lartë të krimit

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në raportin për vitin 2023 ka publikuar shifrat sa i takon punës së këtij institucioni.

Në fjalën e tij para deputeteve, Çela  u shpreh se “janë sekuestruar rreth 97 prona  të paluajtshme, 16 340 m2 truall, 28 746 m2 arë, 11 llogari bankare në vlerën rreth 2,53 milionë euro dhe 434 milionë lekë, në total rreth 6.87 milionë euro etj. Ndërkohë është kryer konfisikimi për 19 pasuri të paluajtshme dhe rreth 500 000 euro”.
Sipas tij, eficiencë e lartë është treguar në ekzekutimin e letërporosive ku në 431 letërporosi nga jashtë drejt Shqipërisë, janë përfunduar 229, ndërkohë që në 491 letërporosi nga Shqipëria drejt vendeve te tjera, janë përfunduar 152.
“Janë trajtuar 280 urdhër arreste ndërkombëtare të lëshuara nga autoritetet e huaja për shtetasit shqiptarë të cilët nuk mund të ekstradohen për shkak të shtetësisë shqiptare, nga të cilat 125 të përfunduara etj. Impakt në volumin e punës kanë pasur edhe marrëveshjet dypalëshe të nënshkruara”-, tha Çela.
Sa i takon kriminalitetit, Çela u shpreh se qarku me nivelin me te larte eshte Vlora, ndersa me te ultin Dibra.
“Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2023 është 872, ndërsa në vitin 2022 koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 920. Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë”, u shpreh nder te tjera Cela.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi