
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Kamëz, vihen në pranga 5 persona
Policia e Kamzës ka vënë në pranga 5 persona në Valias, pas një sherri mes dy familjeve, që dyshoehtse ka ndodhur për motive të dobëta.
Në pranga janë vënë babai me dy djemtë e njërës familje dhe babë e bir të familjes tjetër.
Ndërkohë, gratë që ishin përfshirë në konflikt, u proceduan penalisht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç(babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe, të përfshirë në konflikt”, njofton policia.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi