“S’do humbasim kohë”- Bashkëpunimi me opozitën, Rama: Nuk presim asnjë forcë tjetër politike për integrimin në BE! Në rastin më të keq…

Kryeministri Edi Rama, ka theksuar se qeveria shqiptare nuk do të presë askënd për të realizuar reformat dhe për të avancuar në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit Rama theksoi se, edhe në rastin më të keq, do të presin partnerët e tyre, por nuk do të vonojnë për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e opozitës.
“Ne nuk do të presim askënd, se nuk e presim dot. Në rastin më të keq, do presim partnerët tonë, se nuk janë të bindur e se po fshehim ndonjë gjë. Këtë do ta bëjmë sepse i kemi miq në shtëpinë tonë dhe e dini që mikut nuk i prishet kurrë. Forcë tjetër ne nuk presim, e di qe ky është një problem dhe minus”, tha ai.
Rama shtoi se zgjedhja e qeverisë është të vazhdojë me implementimin e reformave, sidomos në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të sigurojë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.
Ai theksoi gjithashtu angazhimin për të thelluar ndarjen mes pushteteve dhe për të garantuar hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë. Zgjedhja jonë është të vazhdojmë, të thellojmë të gjitha reformat, të thellojmë dhe të bëjmë të pathyeshme ndarjen mes pushteteve, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të garantojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe të fusim Shqipërinë në BE”, tha ai.
Rama: Ne nuk do të presim askënd, se nuk e presim dot. Në rastin më të keq, do presim partnerët tonë, se nuk janë të bindur e se po fshehim ndonjë gjë. Këtë do ta bëjmë sepse i kemi miq në shtëpinë tonë dhe e dini që mikut nuk i prishet kurrë. Forcë tjetër ne nuk presim, e di qe ky është një problem dhe minus.
Po është korrekte kur thuhet, klima politike, bashkëpunimi, por midis dy zgjedhjeve, që të presim për një bashkëpunim që nuk do të ndodh deri ku të ndodh, dhe që të humbasim kohë dhe ndërkohë të fitojmë çdo minutë, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë. Zgjedhja jonë është të vazhdojmë, të thellojmë të gjitha reformat, të thellojmë dhe të bëjmë të pathyeshme ndarjen mes pushteteve, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të garantojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe të fusim Shqipërinë në BE.
Pastaj me siguri, mëndje më të ndritura, të rinj më të urtë se unë që nuk jam aq i ri, por që nuk urtësohem dot aq sa do duhej, do bëjmë më të mirën dhe Shqipëria do bëhet vendi ku Shqipëria dhe opozita do jetojnë më të lumtur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente