“Salianji u dënua se i tha kriminelit, kriminel”- Berisha nga Kryesia e PD-së: Hakmarrje primitive e klaneve mafioze! Deputeti i doli ballë kreut të krimit në Shqipëri
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një lidhje direkte teksa merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, është shprehur se sot deputeti Ervin Salianji, u dënua me një vit burg se i tha kriminelit, kriminel.
Berisha u shpesh se dënimi i Salianjit është veçse një hakmarrje primitiv e klaneve më të egra mafioze, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se me këtë akt i shpalli luftë të hapur PD-së, opozitarëve dhe mbarë qytetarëve.
“Sot Geron Xhafa, prestanome i Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës arriti të dënojë deputetin guximtar, Ervin Salianji. Pse? Sepse ai në ndërgjegjen e tij, në idealet e tij, zgjodhi të jetë përfaqësuesi juaj i vërtetë, zgjidhi midisi kokë uljes, indiferencës, zgjodhi t’i thotë kriminelit, kriminel”, tha Berisha.
Kreu i PD-së theksoi se Salianji nuk shpifi dhe nuk mashtroi, pasi Geron Xhafa ishte i dënuar.
“Sot Ervin Salianji është i dënuar se për ju ai guxoi ti dalë ballë për ballë kreu të krimit në Shqipëri”, tha Berisha.
Berisha: Një ngjarje plotësisht e parashikuar dhe e pa ndodhur që nga vitet më të zeza të diktuarës. Sot deputeti Ervin Salianji, me padinë e narkotrafikantit ndërkombëtar, Geron Xhafa, u dënua me një vit burg për guximin që tregoi, për detyrimin që përmbushi ndaj demokratëve, ndaj qytetarëve, zgjedhësve të tij, duke denoncuar një lidhje të tmerrshme kriminale e cila kishte pasoja, trafiqe të egra, zhdukje personash, vrasje, të një prej klaneve më të fuqishme, të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa.
Me këtë akt, Edi Rama shpalli luftë të hapur PD-së, opozitarëve dhe mbarë qytetarëve. Asnjë njeri i ndershëm nuk mund të konsideroj ndryshe dënimin e Salianjit veçse një hakmarrje primitiv e klaneve më të egra mafioze, të cilat midis një prite diku në errësirë zgjodhën narkoshtetin për ti dhënë përgjigje hakmarrëse që mendonin.
Të dashur demokratë, sot Geron Xhafa, prestanome i Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës, arriti të dënojë deputetin guximtar, Ervin Salianji. Pse? Sepse ai në ndërgjegjen e tij, në idealet e tij, zgjodhi të jetë përfaqësuesi juaj i vërtetë, zgjidhi midisi kokë uljes, indiferencës, zgjodhi t’i thotë kriminelit, kriminel.
Ky përqafues i juaj zgjodhi më të ndershmen ndaj jush, më të guximshmen, nuk pranoi t’i sakrifikojë, por doli ne shesh e u tha shqiptarëve se Geron Xhafa drejton trafiqet ndërkohë që është i dënuar në Itali. Nuk shpifi dhe nuk mashtroi, ai ishte i dënuar. Sot Ervin Salianji është i dënuar se për ju ai guxoi ti dalë ballë për ballë kreu të krimit në Shqipëri.
Dënohet në një proces që edhe në diktuarat më të errëta, vështirë të ndodhte. Diktuara komuniste i kishte ligjet, që po të sulmoje kryeministrin dënoheshe, ligjet e vendit nuk ka një gjë të tillë, por efekti është i njëjtë. Padinë e bën krimineli, trafikanti.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi