“Salianji u burgos sepse denoncoi Geronin”- Djegia e karrigeve, Berisha: Nisi beteja që do ndalet me fitoren e opozitës! Flakët e guximit tonë do të bëjnë shkrumb e hi…

“Salianji u burgos sepse denoncoi Geronin”- Djegia e karrigeve, Berisha: Nisi beteja që do ndalet me fitoren e opozitës! Flakët e guximit tonë do të bëjnë shkrumb e hi…

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar skenat e kaosit dhe tensionet në Kuvend, ku opozita dogji karriget në oborrin e Kuvendit si shenjë protestë ndaj burgosjes së Ervin Salianjit.

Në fjalën e tij nga dritarja e banesës, Berisha u shpreh se “flakët e guximit tonë do të bëjnë shkrumb e hi projektet anti shqiptare të Ramës”.
Sali Berisha tha se sot nisi beteja dhe do të ndalet deri në fitoren e opozitës.
“Deputetët e opozitës sot u thanë kriminelëve me pushtet, Edi Ramës në parlament, në qeveri në prokurori dhe gjykata e kudo që janë, se është radha jonë dhe se forcë në botë nuk ka që të na ndalë ne pa realizuar qëllimet tona”, tha Berisha.
Ish-kryeministri u shpreh gjithashtu se “Ervin Salianji u burgos sepse ai denoncoi Geronin e vëllazërisë Xhafa, që fshihej dhe si kriminel, shpërndante drogë, helm në Shqipëri, në Itali dhe Europë”.
“Një përshëndetje të zjarrtë deputetëve të Partisë Demokratike, që nisën sot në sallën e parlamentit të mafies dhe krimit, betejën e fitores, betejën e pandalshme, që i dha përgjigjen më të merituar Edi Ramës, këtij kryemafiozi të Shqipërisë dhe Europës, që burgosi deputetin Ervin Salianji, sepse ai denoncoi Geronin e vëllazërisë Xhafa, që fshihej dhe si kriminel, shpërndante drogë, helm në Shqipëri, në Itali dhe Europë.
Sot deputetët e PD-së, nisën betejën, betejën e cila ndalet vetëm me fitoren e opozitës. Ajo betejë duhet të frymëzojë çdo demokrate, demokrat, çdo qytetare e qytetar të këtij vendi, për tu ngritur në një betejë në mosbindje civile më te gjitha mjetet e saj.
Për shpëtimin e Shqipërisë nga krimit, mafia, vjedhja.
Qeveri teknike, zgjedhje të lira. Rotacionin, fitoren e opozitës.
Deputetët e opozitës sot u thanë kriminelëve me pushtet, Edi Ramës në parlament, në qeveri në prokurori dhe gjykata e kudo që janë, se është radha jonë dhe se forcë në botë nuk ka që të na ndalë ne pa realizuar qëllimet tona”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi