Rritja e rrogave për arsimtarët, Kryeministri Rama: E morëm në dorë vendin copë e çikë dhe e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 euro!

Rritja e rrogave për arsimtarët, Kryeministri Rama: E morëm në dorë vendin copë e çikë dhe e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 euro!

Prej datës 1 korrik, me vendim qeverie, do të hyjë në fuqi rritja e pagave për 30 mijë punonjës të sistemit arsimor.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale shprehet se kjo u arrit falë jë rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore.
Kreu i qeverisë shprehet se “e morëm në dorë copë e çikë dhe e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 euro në muaj”.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950EURO në muaj, si edhe me bindjen se më e mira është ende përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi