
Rriten sërish temperaturat, ja si parashikohet moti për fundjavën
👁3744
Gjatë fundjavës moti pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.
Orët me diell do të mbizotëojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.
Njoftimi i SHMU:
Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.
Orët me diell do të mbizotëojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.
Era parshikohet të jetë kryesisht nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpjetësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi