Rrezikonin të mbyteshin në det si pasojë e dallgëve të shumta, shpëtohen dy turistet kroate në Velipojë

Rrezikonin të mbyteshin në det si pasojë e dallgëve të shumta, shpëtohen dy turistet kroate në Velipojë

Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin për tu mbytur në det.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, pas marrjes së njoftimit nga shtetasi francez B. D., i cili kishte dalë me not në breg të detit në Pulaj, Plazh Velipojë, i cili  kërkonte ndihmë për dy turiste nga Kroacia, shtetaset I. K., dhe I. Sh., të cilat  si pasojë e dallgëve të shumta, lundra me të cilën lundronin po largohej drejt thellësisë dhe për këtë shkak u rrezikohej seriozisht  jeta.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Postën  Kufitare Velipojë  dhe me ndihmën e Policisë Malazeze të cilët ndërhynë menjëherë me helikopter dhe një mjet lundrues,  bënë të mundur nxjerrjen  nga deti me një mjet lundrues të  Policisë malazeze të dy turisteve kroate, të cilat po dërgohen për ndihmë mjekësore në Ulqin, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe  Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin falënderojnë Policinë malazeze për  reagimin në kohë dhe ndihmën për lokalizimin dhe shpëtimin e dy turisteve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente