“Respekto rregulloren!”- U ndryshua rendi i ditës, Bardhi përplaset me Felajn, nënkryetarja e Kuvendit e paralajmëron: Uluni! Iu tërheq vëmendjen për…

“Respekto rregulloren!”- U ndryshua rendi i ditës, Bardhi përplaset me Felajn, nënkryetarja e Kuvendit e paralajmëron: Uluni! Iu tërheq vëmendjen për…

Ka agravuar sërish debati në Kuvend mes kreut të grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, pasi u ndryshua rendi i ditës, për shkak të vonesës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Celibashi raporton sot në seancën plenare Raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2023, por për shkak të një tjetër angazhimi, koha e tij u zhvendos dhe Kuvendi vazhdoj punimet me raportimin nga Komsioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, gjë e cila solli debate mes palëve.
Bardhi kërkoi që seanca të ndërpritej për shkak se kishte deputetë që ishin regjistruar për të folur, por nuk ishin të pranishëm, gjë e cila u refuzua nga Felaj.
“Për 20 minuta gjatë së cilës Komsioneri për mbrojtjen e të dhënave personale do të mbajë fjalën e tij, koha është e nevojshme që kolegët deputetë të thirren e të mbajnë fjalën e tyre”, tha ajo.
Nga ana tjetër, Bardhi tha se po shkelej rregullorja dhe kërkoi të hidhej në votim ndryshimi i rendit të ditës, por edhe kjo kërkesë u rrëzua, ndërsa Felaj lajmëroi 5 minuta pushim.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Sa kohë ka koleg që janë riregjistruar për të folur, sigurisht që kanë llogaritur edhe kohën pjesëmarrjes në seancë në varësi të rendit të ditës. Kështu që ose do duhet të pritet Komisioneri Shtetëror meqë paska seancë në KQZ, ose të behët pushim deri sa të vijnë kolegët që kanë regjistruar emëruat e tyre, nuk është asnjë në sallë sepse kanë llogaritur kohën e tyre.
Felaj: Besoj që për 20 minuta gjatë së cilës Komsioneri për mbrojtjen e të dhënave personale do të mbajë fjalën e tij, koha është e nevojshme që kolegët deputetë të thirren e të mbajnë fjalën e tyre. Seanca nuk frekuentohet vetëm me 10-20 minutshin e kësaj. Kolegët të njoftohen kanë 20 minuta që të vijnë. Ndodhi që nuk është Komisioneri dhe kuvendi  vazhdoni punimet.
Bardhi: Hidhe në votim për ndryshimin e rendit të ditës
Felaj: Njoftojini! Është e pakuptimtë, sa ta ndërpresim seancën sa të vijnë kolegët? 24 orë ta ndërpresim? Seanca vazhdon, kolegët kanë për detyrë të jenë këtu. Uluni!
Bardhi: Nuk ulem, ka një rend dite! Voto ndryshimin e rendit të ditës
Felaj: Nuk e votoj, uluni! Nuk po ndryshoj axhendën. Kjo që ngrini ju është një pretendim, të njoftohen kolegët të vijnë, kanë kohë.
Bardhi: Nga ta dinim që do ndryshohej rendi i ditës
Felaj: Zoti Bardhi iu tërheq vëmendjen për cenim të rendit të seancës, do vijoj me masa të tjera
Bardhi: Respekto rregulloren.
Felaj: Qëllimi juaj është të prishni rendin e ditës. 5 minuta pushim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi