Replikat në studio/ “PS do të fitojë 80 mandate” – Koçi përplaset me Çupin: E keni luftën me drejtësinë! Deputetja e PD: Aksioni deri në mosbindje civile

Replikat në studio/ “PS do të fitojë 80 mandate” – Koçi përplaset me Çupin: E keni luftën me drejtësinë! Deputetja e PD: Aksioni deri në mosbindje civile

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, është përplasur më deputeten e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, teksa diskutonin në lidhje me aksionin e ndërmarrë nga opozita një ditë më parë në Kuvend, e cila u pasua me përjashtime nga salla dhe djegie të karrigeve të deputetëve jashtë godinës.

I ftuar në rubrikën Opinion në News 24, Koçi tha se opozita, luftën e vërtetë e ka me drejtësinë e re, ndërsa theksoi më tej se PS fiton mbi 80 mandate në zgjedhjet e vitit 2025.
“Opozita luftën e vërtetë e ka me drejtësinë. Rruga e vetme është institucionalitetit. Ne do të marrim mbi 80 mandate. Ne e dimë shifrën, sepse ne shohim me kujdes listat, shikojmë se kush janë votuesit tanë, kush të opozitës”, tha ai.
Më tej, deputetja dekorate u përgjigj se në kushtet që është Shqipëria sot, opozita do të vijojë me aksionet e saj.
“Sa kohë Shqipëria është në kushtet që është, opozita do të vijojë me aksionet e saj. Ne do futemi në zgjedhje për t’i fituar ato. Ata i kanë të llogaritura edhe mandatet që do të marrin, e shikon e dinë”, tha Dhurata Çupi.
Koçi u shpreh se ajo që ndodhi në Kuvend një ditë më parë nuk është normale dhe i cilësoi si veprime ordinere, por Çupi replikoi duke u shprehur se ajo që ka ndodhur është mosbindje civile dhe ordinere nuk janë veprimet që janë kryer, por është shteti.
Pjesë nga debati:
Koci: Në SPAK nuk vihet për arsye politike por për veprime ordinere si vënia e zjarrit dhe meqënse personat e përfshirë kjanë publik dhe politikanë normal do hetohet nga SPAK.
Çupi: Ju thoni zjarr karrigeve, ndërkohë vendi ynë është e pushtuar, e vjedhur dhe e paafatë të reagojë ndaj padrejtësive, çfarë interesi publik ka cënuar? Çfarë ka cënuar apo dëmtuar Salianji? Por ajo që mund të themi me bindje është se i gjithë pushteti sot kontrollohet vetëm nga një person
Koçi: Unë dënoj veprimet ordinere…

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi