
Rekursi i ish-deputetit të PD-së/ Gjykata e Lartë merr sot vendim për Ervin Salianjin
Gjykata e Lartë do të japë sot vendim për ishligjvënësin demokrat, Ervin Salianji. Vendimi pritet që të jepet në orën 10:00.
Salianji ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër dënimit me 1 vit burg.
Që më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli. Ish-deputeti i PD-së po vuan dënimin me burg për kallëzim të rremë. Ndërsa, nesër pritet të vendoset për të në Gjykatën e Lartë.
Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg në shkallën e parë, për çështjen e një përgjimi që pretendohej se ishte i vëllait të Fatmir Xhafajt”. Ndërsa, më tej, Gjykata e Apelit më 26 shtator 2024 vendosi të lërë në fuqi vendimin për dënimin me një vit burg për të.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi