Reagoi i tensionuar, reflekton Pandeli Majko dhe kërkon ndjesë: Në veçanti faljen ia drejtoj gazetares që ishte shtatzënë

Reagoi i tensionuar, reflekton Pandeli Majko dhe kërkon ndjesë: Në veçanti faljen ia drejtoj gazetares që ishte shtatzënë

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reflektuar pas incidentit të mëngjesit në ambientet jashtë parlamentit, ku nuk pranoi t’i përgjigjej gazetarëve, duke i shtyrë mikrofonin.

Në seancën parlamentare Majko mori fjalën për të kërkuar falje, ndërsa theksoi se ndjen në veçanti i kërkoi gazetares që ishte shtatzënë.
Pandeli Majko: Do bëj një koment që lidhet edhe me vlerësimin që bënë dy koleget e opozitës. Dëshiroj të shpjegoj se e vlerësova që ta marr përsipër dhe të kërkoj një ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave sot në mëngjes. Ndjesën më të veçante ja ofroj gazetares që ka qenë shtatzënë.
Pasi kërkoi ndjesë deputeti socialist u duartrokit nga të gjithë kolegët e tjerë.
LEXO EDHE: Ndiheni i rrezikuar në listat e hapura? Nxehet Pandeli Majko, ja reagimi që bën ndaj gazetarëve në hyrje të Kuvendit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi