Rama nxjerr shifrat: 8.5 milion turistë të huaj vizituan Shqipërinë! Grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug
Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e turistëve të huaj që kanë vizituar vendin në 8 muajt e parë të vitit.
Kreu i qeverisë shkruan se 8.5 milionë vizitorë shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht.
Rama shprehet se “gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë.”
Ai shtoi se viti turistik vijon ende me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug.
“💥✈️🇦🇱 8,5 MILIONË vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me çdo vit të mëparshëm, por edhe me një larmishmëri vendesh të origjinës, ku patjetër vijojnë të konsolidohen tregjet karakteristike, ama gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë, ndërsa viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga alpet deri në sitet e kulturës, kalatë historike e qytetet UNESCO, pa harruar ushqimin fantastik që s’ka të krahasuar dhe mikpritjen shqiptare të hotelierëve që na bën krenarë 🙏🏻🏡🥗⛰️🧗♀️🚵🏰🗺️”, shkruan Rama.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi