“Rama mori goditjen dhe ndëshkimin përfundimtar”- Përfundon protesta e opozitës për mbylljen e TikTok, Sali Berisha komenton edhe listat e PD-së

“Rama mori goditjen dhe ndëshkimin përfundimtar”- Përfundon protesta e opozitës për mbylljen e TikTok, Sali Berisha komenton edhe listat e PD-së

Ka zgjatur pak më shumë se një orë protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok. Në përfundim, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se me këtë protestë, Edi Rama mori goditjen dhe ndëshkimin përfundimtar.

Sipas Berishës, “Rama u damkos si armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarëve”.
Protesta e sotme tha Berisha ‘ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve të rinj kundër censurës për lirinë e fjalës dhe të mendimit.
Berisha: Ju i dëgjuat fjalët e tyre, fjalë që buronin nga shpirti i tyre i lirë, që buronin nga zemra te tyre rinore. Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar. Sot u damkos si një armik i egër jo vetëm i TikTokut, por një armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarë.
U damkos përfundimisht si biri i të atit, i cili 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit Havzi Nela. Pra, Edi Rama sot mori ndëshkimin më të madh, më të merituar.
Ia thanë të gjitha të rinjtë. Kurrë nuk kam dëgjuar fjalime kaq të bukura, fjalimeve kaq kuptim të thellë, fjalime me kaq pasion sa dëgjova sot në këtë shesh. Ishte dita e tyre, ishte fjala e tyre dhe unë u mrekullova nga fjalët që mbajtën.
I pyetur për listat, se pse nuk ka vendosur më shumë të rinj, Berisha tha: “Janë qartësisht mbi kuotat”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente