
Rama me 3 “petale të trëndafilit” të PS-së! Kryeministri: Njerëz pa tru thonë që ‘politika nuk ia vlen’, por… Sa kohë që të rinjtë tërhiqen ndaj pushtetit, ka ende shpresë
Kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij “Flasim”, ftoi 3 të rinj që mbajtën fjalime në Asamblenë e PS dhe Kuvendin Rinor ku një prej tyre u shpreh se ishin “petalet e trëndafilit të Partisë Socialiste”.
Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij, u shpreh se njerëz pa tru dhe nga ana tjetër të informuar bashkohen në një pikë ku gjejnë njëri-tjetrin në fjalën që politika është diçka e pistë dhe nuk ia vlen.
Por Rama theksoi se pa politikën shoqëria do të gjendej në një situatë barbarie. Ai u shpreh se përsa kohë të rinjtë kanë tërheqje nga politika dhe ambicie për pushtet, ka ende shpresë.
“Njerëzit pa tru, njerëzit pa edukatë, pa kulturë e informacion nga njëra anë, nga ana tjetër njerëz të ditur, të mirë dhe të informuar, bashkohen shpesh në një pikë ku gjejnë njëri-tjetrin në fjalën që politika është diçka e pistë nuk ia vlen, s’duhet të merresh me politikë”, por harrojnë që pa politikën shoqëria gjendet në një situatë barbarie sepse politika e vërtet ka fuqinë të bëjë keq, ka bërë gjëra të tmerrshme, ka pjellë në formën e vet të prekshme nazizmin, fashizmin komunizmin, por ka bërë gjëra të mëdha si BE, SHBA, ka bërë të mundur të përparojnë të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, të sistemet e mbrojtjes sociale, nuk do të ndodhnin pa politikën.
Sa kohë ka të rinj që e ndjejnë dhe kuptojnë këtë, kanë tërheqjen ndaj politikës, ka edhe plot që kanë tërheqjen e pushtetit, nxitjen e ambicies për të qenë dikushi, por kanë edhe interesin që nëpërmjet politikës mund të marrësh diçka të shpejtë, në të gjitha rastet ka shpresë, pa shpresë fare do të ishte sikur të rinjtë ta braktisnin plotësisht politikën”, tha kryeministri Edi Rama.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi