Rama: Ambicia jonë të çojmë pagën mesatare të mësuesve përtej 1 mijë eurove!

Rama: Ambicia jonë të çojmë pagën mesatare të mësuesve përtej 1 mijë eurove!

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot  në ceremoninë e vlerësimit për mësuesit që kanë dhënë kontribut të vyer në arsimin shqiptar me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

Gjatë fjalës së tij, teksa vlerësoi punën e mësuesve, Rama tha se ambicia e qeverisë është të çojë rrogën mesatare të mësuesve përtej 1 mijë eurove.
Edi Rama: Më vjen jashtëzakonisht mirë që adresoj këtë audiencë me një përfaqësi të atyre, puna juaj në kushte kur shumëçka ka ndryshuar për mirë dhe në kushte kur çdo gjë ndryshon me shpejtësi marramendëse për shkak të teknologjisë. Kemi arritur 3 gjëra të rëndësishme që duken si 3 gjëra as nuk duhet të diskutoheshin, por a që u vunë në diskutim dhe u kthyen në problem.
E para autoriteti i mësuesit ishte një autoritet i nëpërkëmbur sa nuk ka më keq për shkak të pasigurisë të plotë të vendit të punës.
E dyta meritokracia në përzierjen e mësuesve dhe në promovimin në karrierë ishte e nëpërkëmbur si s’ka më keq.
E treta shpërblimi i mësuesve ishte jashtëzakonisht i pamjaftueshëm, ku sfida për të qenë mësues është gjithnjë e më e vështirë.
Sot mësuesit janë të lirë të kenë çfarë do lloj mendimi politik që të jenë dhe janë të sigurt në vendin e punës.
Të gjithë ata që përfshihen në këtë komunitet njerëzish jo më nga dyert e pasme, por po hyn nga një derë e vetme që është dera e meritokracisë përmes portalit mësues për Shqipërinë.
Le ta ngrejë dorën kush ka menduar që në 2024 do kishit paga mesatare 950 euro, fakt domethënës i fuqizimit të vendit tonë ekonomikisht dhe i vullnetit për të fuqizuar mësuesit .
Patjetër është pagë dinjitoze, por nuk është absolutisht fundi por një stacion në një rrugë ku ne përsëri do rikthehemi te pagat e mësuesve, mjekëve infermiereve të gjithë atyre që i shërbejne republikës. Sigurisht ambicia jonë është për ta çuar pagën mesatare të mësuesve përtej 1 mijë eurove pa diskutim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente