“Qytetarët presin mobilizim”- Berisha tregon hapat që do të ndjekë opozita, u drejtohet anëtarëve të Kryesisë: Të lëmë çdo gjë! Nga mëngjesi deri në darkë, t’i përkushtohemi betejës

“Qytetarët presin mobilizim”- Berisha tregon hapat që do të ndjekë opozita, u drejtohet anëtarëve të Kryesisë: Të lëmë çdo gjë! Nga mëngjesi deri në darkë, t’i përkushtohemi betejës

Kryetari i PD-së Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë u është drejtuar anëtarëve që të lënë çdo gjë dhe t’i përkushtohen nga mëngjesi deri në darkë betejës për mobilizim.

Duke paralajmëruar protesta, nga mbledhja e thirrur pas dënimit me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji, Berisha deklaroi se do t’i përgjigjen dhëmbë për dhëmbë, atij që e quan ‘regjimi i narkoqeversë’.
Beteja nuk duhet të jetë për individin, tha ish-kryeministri, por për një opozitarizëm.
LEXO EDHE: “Salianji u dënua se i tha kriminelit, kriminel”- Berisha nga Kryesia e PD-së: Hakmarrje primitive e klaneve mafioze! Deputeti i doli ballë kreut të krimit në Shqipëri
“Qëndrimi ynë do të jetë një opozitë me të madh e të vogël, me të gjithë atë që guxon, në protestë, protestë.
Qëndrimi ynë do të jetë, përqafimi i modelit të rezistencës në rrugë, në shesh, të përballjes dhëmbë për dhëmbë, si objektivi më madhor absolut, me këtë regjim, që nuk njeh kushtetutë. Me këtë regjim që bën gjithçka të mos ketë opozitë. Që trajton Shqipërinë si plaçkë personale, si çiflig.
Pa një opozitë sovrane nuk ka sovranitet të brendshëm. Po të ishte puna për sovranitet të jashtëm, Enver Hoxha nga mëngjesi deri në darkë, sfidonte gjithë botën, por Shqipëria ishte pa sovranitet të brendshëm. Beteja nuk duhet të jetë për individin, por për një opozitarizëm”, tha ndër të tjera Berisha.
Fjala e Berishës:
Opozita, në vlerësimin tim, pavarësisht nga kompleksi, përsëri është një opozitë e vërtetë. Përsëri, deputetët e saj bëjnë gjithçka të jenë interpretim të interesave më të mira të qytetarëve shqiptarë.
Të denoncosh krimin e lidhur me Edi Ramën, do të thotë të të ndërsejnë të gjitha institucionet e shtetit. Të të vendos në arrest pa asnjë provë, fakt dokument. Do të thotë të të dënojë me burg.
Në këtë situatë, në këtë gjendje, apo kësaj situate opozita duhet t’i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë.
Sot, më shumë se kurrë duhet të flasë guximi i opozitës. Secili prej nesh ka bërë dhe do bëjë detyrën e vetë me denoncime, në emër tuaj, në emër të qytetarëve, por këto janë të pamjaftueshme.
Këto vetëm sa e kanë nxitur, dorën e zezë të terrorit të qeverisë ndaj opozitës.
Atëherë, cili do jetë qëndrimi ynë? Qëndrimi ynë do të jetë një opozitë me të madh e të vogël, me të gjithë atë që guxon, në protestë, protestë.
Qëndrimi ynë do të jetë, përqafimi i modelit të rezistencës në rrugë, në shesh, të përballjes dhëmbë për dhëmbë, si objektivi më madhor absolut, me këtë regjim, që nuk njeh kushtetutë. Me këtë regjim që bën gjithçka të mos ketë opozitë. Që trajton Shqipërinë si plaçkë personale, si çiflig.
Pa një opozitë sovrane nuk ka sovranitet të brendshëm. Po të ishte puna për sovranitet të jashtëm, Enver Hoxha nga mëngjesi deri në darkë, sfidonte gjithë botën, por Shqipëria ishte pa sovranitet të brendshëm. Beteja nuk duhet të jetë për individin, por për një opozitarizëm.
Betejat janë të guximtarëve dhe ju garantoj se 500 guximtarë, 300 guximtarë, 50 guximtarë, janë një detashment që mund të trondisë në themel këtë regjim. Këtu nuk bëhet fjalë për 500 a 50, janë mijëra e mijëra demokratë që presim udhëheqjen tuaj. Presim mobilizimin nga ju, frymëzimin nga ju.
Jemi në një provë të madhe. Një provë e tillë, saqë, cfarë ndodh. Shqipëria është i vetmi vend që i rrit kuotat skandalistit. Jemi i vetmi vend në botë ku aktet e mirëfillta anti-kombëtare e bëjnë dhe më kombëtar tradhtarin.
Nuk është kjo, nuk janë shqiptarët këta. Ka një problem. Shqiptarët duan mobiolizim, organizim dhe udhëheqje. Të lëmë cdo gjë! Nga mëngjesi deri në darkë, ti përkushtohemi betejës! Nuk jemi ne opozitë për tu mpoishtur në këtë mënyrë, nga një kryebandit si Edi Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi