Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, ministri Blendi Gonxhja: Ja sa para do të përfitojnë
Qeveria ka miratuar ditën e sotme bonusin e fundvitit për pensionistët, që do të fillojë të shpërndahet nga java e dytë e muajit dhjetor.
Lajmi u dha nga ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja pas mbledhjes së qeverisë në Kryeministri.
Të moshuarit me pension deri në 20 mijë lekë të vjetra do të përfitojnë 150 euro bonus, ndërsa ata me pension mbi 20 mijë lekë të vjetra do marrin 100 euro bonus në fundvit.
“Miratuam në qeveri bonusin e fundvitit, që është më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Nga të cilët 511 173 pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 150 euro bonus këtë fundvit dhe 213.7600 pensionistë që marrin pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojmë 100 euro.
Theksoj se të gjithë pensionistët invalid, pensione familjare, fëmijë jetim, pavarësisht se sa pension marrin do të kenë bonus të plotë 15 mijë lekë, përfshihet në këtë bonus fundviti dhe një kategori tjetër që janë pensionet e parakohshme të ushtarakëve”, tha ministri.
Ndërsa shtoi se: “Pagesa do të nisë nga java e dytë e dhjetorit, me zbardhjen e aktit dhe përgatitjen e të gjitha procedurave nga ana e Institutit të Sigurimeve Shoqërore nisin pagesat në të njëjtën mënyrë siç ka ndodhur gjithmonë pranë sporteleve të ISSH.”
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi