“Qeveria flak në rrugë qindra fermerë të Belshit”- Ervin Salianji: Në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve për të përshkallëzuar protestat dhe revoltën e tyre
Deputeti i PD, Ervin Salianji ka qenë në Belsh, ku ka dalë në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve, të cilët kanë protestuar pasi janë larguar nga vendi ku ata tregtonin.
Sipas Salinjait, këta tregtarë të vegjël kanë 32 vite që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këtë treg, por qeveria kërkon ti flakë në rruga.
Ai tha se do ti mbështesë këta banorë për të përshkallëzuar edhe më tej protestën e tyre.
Deputeti demokrat akuzon qeverinë se ‘përmes një vendimarrje klienteliste kanë zgjedhur t’i shpërdorojnë paratë duke investuar në një zonë boshe për të fuqizuar dy sipërmarrësit e tyre për shkak të lidhjeve klienteliste politike’.
“Belsh në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve në protestën e tyre legjitime dhe bllokimin e përkohshëm të rrugës si paralajmërim për përshkallëzim nëse problemi nuk zgjidhet!
Pasi i kanë marrë votën duke i konsideruar të futur në “xhep” qeveria vendos të flakë në rrugë qindra tregtarë të vegjël e fermerë në Belsh, i largon me dhunë nga tregu i tyre tradicional ku e ushtronin veprimtarinë prej 32 vitevesh.
Përmes një vendimarrje klienteliste kanë zgjedhur t’i shpërdorojnë paratë duke investuar në një zonë boshe për të fuqizuar dy sipërmarrësit e tyre për shkak të lidhjeve klienteliste politike. Si në çdo rast PS vjedh duke abuzuar me një investim të panevojshëm dhe fuqizon dy biznese të lidhura me qeverinë tek gjasme tregu i ri!
Dua ta bëj të qartë se do të jemi në krah të banorëve duke përshkallëzuar protestat dhe revoltën e tyre legjitime për ndalesën që ju bëhet për të shitur produktet bio të zonës”, shkruan Salianji.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi