“Qeveri teknike”- Protesta kombëtare e PD-së, Berisha thirrje qytetarëve: Të hënën të gjithë marshim në Tiranë për të drejtat tona

“Qeveri teknike”- Protesta kombëtare e PD-së, Berisha thirrje qytetarëve: Të hënën të gjithë marshim në Tiranë për të drejtat tona

Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur nga opozita më 7 Tetor në Tiranë.

Beriaha u shpreh se protesa zhvillohet për një qeveri teknike dhe zgjedhje të drejta. i shtoi se tubimi buron “nga idealet dhe ndërgjegjja e çdo qytetari shqiptar”.
Sali Berisha: Thirrja ime është ditën e hënë, në ora 18:00 të gjithë marshim në Tiranë, për të drejtat tona më themelore. Për një qeveri teknike dhe zgjedhje të drejta, kundër dhunës ndaj opozitës dhe arrestimeve politike, kundër vjedhjeve të pashembullta në historinë e vendit nga personalisht Rama dhe klani i tij elektoral, kundër narkoshtetit që ka shndërruar Shqipërinë në protektorat të mafies më të keqe të Evropës.
Kjo protestë është protestë që buron nga idealet dhe ndërgjegjja e çdo qytetari shqiptar.
Është radha jonë, e guximit tonë, e idealeve tona, e fitores sonë. Ju ftoj nga të katërt anët e vendit, por edhe vendet tjera, të bashkohemi në Tiranë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi