“Punoni maksimalisht për zgjedhjet parlamentare të 2025”- Rama u jep porositë drejtuesve politikë: Fokusi tek shqiptarët e diasporës, nxitini që të regjistrohen
Kryeministri Edi Rama u ka dhënë porositë e tij drejtuesve politike në qarqe dhe kryetarëve socialistë të bashkive, duke u thënë se duhet të punojnë maksimalisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.
Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se fokusi ka qene tek shqiptarët qe jetojnë jashtë vendit.
Rama ka kërkuar që në çdo bashkie te vendoset një koordinator i posaçëm, puna e të cilit është evidentimi i shqiptareve emigrantë që janë pjese e njësisë përkatëse administrative.
Burimet thonë se ka kërkuar krijimi i të dhënave të sakta mbi emigrantet dhe të nxiten për t’u regjistruar, me qellim pjesëmarrjen e tyre ne zgjedhje.
Rama kërkoi qe te gjithë te punojnë maksimalisht për garantimin e votës se diasporës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi