![“Puna e SPAK do të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme”- Gazetari flet për ‘çështjet e nxehta’: Dosja e Metës mund të kalojë shumë shpejt në gjykim, ajo e Berishës…](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/10/puna-e-spak-do-te-ndikoje-ne-zgjedhjet-e-ardhshme-gazetari-flet-per-ceshtjet-e-nxehta-dosja-e-metes-mund-te-kaloje-shume-shpejt-ne-gjykim-ajo-e-berishes_66fc68e4b6ed0.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
“Puna e SPAK do të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme”- Gazetari flet për ‘çështjet e nxehta’: Dosja e Metës mund të kalojë shumë shpejt në gjykim, ajo e Berishës…
Gazetari Elkier Bushkolaj, ka folur për dosjet në Prokurorinë e Posaçme të liderëve të partive politike në vend.
I ftuar në studion e “Open” në News24, Bushkolaj u shpreh se dosja e Ilir Metës mund të kalojë shumë shpejt për gjykim, ndërsa për të Sali Berishës tha se fati i saj dihet tashmë.
Sa i takon asaj të inceneratorëve, tha se vijojnë hetimet.
“Besoj se SPAK do ndikojë në zgjedhjet e ardhshme. Ka dosje të liderëve kryesorë të opozitës. Dosja e Metës mund të kalojë për gjykim shumë shpejt pasi është në limite. Fatin e dosjes së Berishës pak a shumë e dimë tashmë. Inceneratorët vijojnë të jenë në hetim, ndërsa për bashkinë e Tiranës pritet të ketë zhvillime të tjera. Ka zhvillime për pjesëtarët e asaj që njihen si dosja 5D, të cilët kanë kërkuar zbutje të masave. Besoj se zhvillimi më i rëndësishëm do lidhet me dosjen e Metës”, u shpreh ai.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi