Publikohen pamjet, momenti i ‘arratisjes’ së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata! Në hetim për skandalin tek Onkologjiku
👁932
Janë publikuar pamjet kur mjeku onkolog Edmond Gashi është larguar me vrap nga ambientet e gjykatës, pasi është njohur me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Në pamjet e publikuara nga vetë gjykata, shihet mjeku Gashi që ka dalë nga ana e pasme e gjykatës.
Edmond Gashi duket teksa vrapon, pasi ka dalë nga dera e pasme e gjykatës. Më herët, Gashi është parë në hollin e gjykatës. Në momentin që dikush hap derën, ai përfiton nga diçka e tillë dhe largohet me vrap.
Mjeku Edmond Gashi është nën hetim, pasi akuzohet se nuk i shërbente pacientëve të sëmurë me tumor te Spitali Onkologjik, por i operonte në klinikën e tij private “Megis”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi