PS nuk çon në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, reagon BE: S’është hap në drejtimin e duhur

PS nuk çon në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, reagon BE: S’është hap në drejtimin e duhur

Një ditë pasi mazhoranca socialiste abstenoi vendimin për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

I pyetur nga News24, rreth votimit që u bë një ditë më parë në Parlament, Delegacioni i BE thotë se “ajo që panë dje nuk është një hap në drejtimin e duhur.
Zyra e BE thekson se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore.
“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023).
Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur.
Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”, thuhet ne reagim.
LEXO EDHE: Mandati i Olta Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, mazhoranca abstenon! Spiropali: Do t’i drejtohemi ‘Venecias’
Mazhoranca socialiste ka abstenuar me 65 vota, 9 kanë votuar kundër, ndërsa pro votuan 25 deputetë të opozitës.
9 deputetët që votuan kundër ishin Jurgis Çyrbja, Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri, Anduel Tahiraj, Paulin Stërkaj, Petro Koçi, Klodiana Spahiu, Shkëlqzim Bullari dhe Bujar Çela. Në votim nuk mori pjesë kryeministri Rama, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë.
Në përfundim të votimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se do t’i drejtohen Komisionit të Venecias.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi