
Protestuesit zhvendosen drejt bashkisë/ Petrit Vasili: Qeveri që ka marrë fund, ka iluzion se do ta zgjidhë me polici atë që vendos populli
👁546
Protestuesit që ndodheshin në sheshin “Willson” janë larguar për t’u zhvendosur para bashkisë së Tiranës.
Petrit Vasili në një komunikim për News24 tha se kjo qeveri nuk di gjë tjetër veç dhunës.
Sipas deputetit të PL-së, qeveria ka iluzion se do të zgjidhë me polici atë që e vendos populli.
“Ju e shikoni, këta përveç dhunës nuk kanë asgjë tjetër. Një qeveri që ka marrë fund ka iluzion se mund të zgjidhë policia atë që vendos populli. Këta do fshihen edhe ca javë pas skafandra, ju patë një polici maskarenjsh që nuk mbron dot ata fëmijë që vriten me thikë”, tha nder te tjera Vasili.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi