Protesta kombëtare më 6 tetor, Berisha thirrje qytetarëve: Kush e ndjen veten shqiptar të bashkohet me guxim

Protesta kombëtare më 6 tetor, Berisha thirrje qytetarëve: Kush e ndjen veten shqiptar të bashkohet me guxim

Nga dritarja e banesës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar qytetarët të bashkohen në protestën kombëtare të thirrur nga PD në datën 6 tetor.

Kreu demokrat tha se fillimi i protestave të opozitës në ditët e para të tetorit është fillimi i fundit të narkoregjimit. Ndaj kush e ndien veten shqiptar, tha Berisha, të bashkohet me guxim.
“Të dashur miq, fillimi i protestave të opozitës në ditët e para të tetorit është fillimi i fundit të narkoregjimit, është fillimi i fitores të opozitës së vërtetë mbi regjimin antishqiptar të krimit, drogës dhe vjedhjes së qytetarëve.
Me këtë rast ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, iu bëj thirrje të gjithë opozitarëve të bashkohemi në këtë betejë. Beteja për qeverinë teknike, beteja kundër terrorit dhe dhunës ndaj opozitës.
Është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari të ndershëm. Është betejë për interesin kombëtar të shqiptarëve, betejë për interesin e Shqipërisë.
Shqipëria me burgje politike.
Shqipëria me të burgosur politikë.
Shqipëria me farsë elektorale.
Shqipëria me drejtësi të kontrolluar nga diktatori.
Shqipëria e qytetarëve të plaçkitur gjer në palcë nga regjimi. Shqipëria e kodeve mafioze.
Është Shqipëri jo e shqiptarëve. Është Shqipëria, jo vend i bekuar i tyre, por vend i mallkuar i tyre.
Ndaj kush e ndien veten shqiptar të bashkohemi me guxim. Guximtare dhe guximtarë është koha juaj, është ora juaj, është ora e fitores, e shqiptarëve.
Ndaj dhe ke të ngrihemi ne si viganë, le t’i dëshmojmë Europës dhe mbarë botës se para se të votojmë me duart tona, do të votojmë me gjokset tona, do të votojmë me këmbët tona, do të votojmë me guximin tonë, do të votojmë me triumfin tonë, do të votojmë me fitoren tonë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi