Protesta kombëtare e PD-së më 7 tetor, drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit takim me shefat e komisariateve! Detajet

Protesta kombëtare e PD-së më 7 tetor, drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit takim me shefat e komisariateve! Detajet

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka mbledhur në një takim shefat e komisariateve dhe drejtuesit e Policisë së Tiranës.

Takimi u zhvillua në orën 13:00 dhe në fokus të bisedës ishin masat që pritet të merren nga policia për protestën kombëtare të 7 tetorit të thirrur nga Partia Demokratike.
Protesta ishte parashikuar të mbahej më datë 6 tetor, por PD e ka zhvendosur më datë 7 tetor.
Deputeti i PD, Edi Paloka, bëri më dije gjate mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, se protesta do të nisë të hënë në orën 18:00 para kryeministrisë dhe më pas do të shtrihet në të gjithë rrugët e Tiranës.
“Partia Demokratike më 7 tetor, në orën 18:00, fton qytetarët të bëhen bashkë në Tiranë të bashkohet kundër padrejtësive. Mos pajtimi me padrejtësinë dhe më të keqen, fillon nga Kryeministria dhe do të shtrihet në të gjithë rrugët e Tiranës”, tha Paloka.
Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i PD-së u mblodh më 29 Shtator, dy ditë pas dënimit me një vit burg të deputetit demokrat, Ervin Salianji, për kallëzim të rremë.
Salianji po vuan dënimin në bugun e Fierit, ndërsa demokratët e kanë cilësuar vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj tij si një proces gjyqësor politik.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi