Protesta e PD para Kryeministrisë, angazhohen 1200 forca policie! Kamera sigurie, efektivë të FNSH e Shqiponjave dhe…
Opozita do të zhvillojë protestën kombëtare para Kryeministrisë në orën 20:00. Dhe policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit të Partisë Demokratike.
Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1200 forca të policisë përfshirë FNSH-në dhe Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.
Përgjatë perimetrit të Kryeministrisë do të vendoset një kordon policor ku do të rreshtohen punonjësit e rendit dhe efektivët e Shqiponjave, ndërsa FNSH do të jetë në gatishmëri në pjesën e pasme.
Ndërkohë për protestën para Kryeministrisë do të vendosen kamera sigurie me rezolucion të lartë në vende të ndryshme për një panoramë sa më të gjerë të aktivitetit të protestuesve, për të pasur nën mbikëqyrje situatën.
Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi