
Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Sali Berisha niset nga banesa e tij, në shesh e presin të rinjtë
Na ndajnë edhe pak minuta nga starti zyrtar i protestës së opozitës kundër mbylljes së platformës sociale TikTok.
Gazetari Osman Stafa raporton se kreu i PD-së, Sali Berisha do të niset nga banesa e tij për t’iu bashkuar më pas të rinjve, të cilët kanë filluar të grumbullohen.
Nderkohe protesta ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 800 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje.
Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobote me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.
Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.
Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.
Kryepolici Ilir Proda ka zhvilluar mbledhje dje me vartësit e tij lidhur me mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë nga policia gjatë protestës. Kryepolici dhënë porositë lidhur me detyrat e policisë për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës. Bëhet me dije se Proda u ka kërkuar vartësve që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë. Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm u ka kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi