Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demostratën

Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demostratën

Ambasada e SHBA-së u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin demostratën, disa orë para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita, e cila do të zhvillohet në 18:00 në kryqytet.

Në një njoftimin drejtuar qytetarëve amerikane, Ambasada e SHBA-së shkruan se pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje e rrugëve dhe ndërprerje e qarkullimit.
“Policia e Shtetit Shqiptar ka lajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës”, thuhet në njoftim.
Ambasada amerikane u kërkon qytetarëve të saj që të monitorojnë mediat si edhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Njoftimi i Ambasadës:
Ambasada e SHBA në Tiranë, Shqipëri
Mesazh për Qytetarët Amerikanë
Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi Deshmoret e Kombit ndërmjet Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza
Data/Ora: E Hënë 07 Tetor 2024, ora 18:00
Ngjarja: Të hënën më 7 tetor është planifikuar të zhvillohet një demonstratë. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te Kryeministria në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka lajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
Veprimet për të ndërmarrë:

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj

Mbani një profil të ulët

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi